Historiku
Egi Group është themeluar në vitin 2017 me pronar Z.Egzon Kelmendi. Pi&Ki është brend i Egi Group i cili fillimisht ka startuar me prodhime higjienike për t’u zgjeruar mëtutje me prodhimet e tjera. Fabrikat e brendit Pi&Ki janë të pajisura me
çertifikata ISO si dhe punojnë me standardet më të larta dhe me teknologjinë më të avancuar të kohës. Së fundmi në vitin 2020 produktet Pi&Ki janë produktet e para në Kosovë të cilat janë pajisur me çertifikatë Kosher.
Për momentin Pi&Ki operon në një siperfaqe prej 20 000m2, me mbi 100 punëtorë, 12 linja të ndryshme prodhimi me rreth 160 produkte.
20000
m2 Sipërfaqe
12
Kategori
160
Produkte
100
Punëtore
Fabrika e Kikirikut
Fabrika e kikirikut prodhon dhe paketon kikirikë me dy linja prodhuese, kikirikë të fërguar me kripë dhe kikirikë të pjekur.Gjithashtu aty bëhet edhe paketimi i produkteve: Kikirikë të djegës, Lajthi natyrale, Lajthi e bardhë, Arra, Fëstëka, Leblebi dhe Fara kungulli. Prodhimi bëhet me lëndë të parë super cilësore, me makineri të teknologjisë më të avansuar për produkt final të kualitetit të lartë.
Paketimi i kikirikut sipas makinerive bëhet në dy forma, me vakum dhe pa vakum.
Kikiriku paketohet në paketime me pesha: 40gr, 80gr, 180gr, 400gr dhe 800gr, ndërsa produktet tjera paketohen në pesha të ndryshme varësisht nga lloji i produktit.
Fabrika e Pastave
Fabrika e pastave operon me tri linja të prodhimit: Makarona, Shpageta dhe Fide të llojeve Fusilli, Pennoni Ziti Rigate, Lumache, Gomiti, Tagliatelle, Fettucine, Capelli D’Angelo, Spaghetti Ristorante, Spaghetti Linguine.
Brumi i pastave prodhohet nga lënda e parë miell Durum me të gjitha parametrat prodhuese, me lagështi, proteina dhe aciditet që përcaktojnë cilësinë e lartë të produktit.
prodhimi dhe paketimi bëhet me makineritë italiane të teknologjisë së fundit të cilat ofrojnë cilësi të lartë.
Paketimi bëhet në pesha: 400gr dhe 500gr.
Fabrika e Smoki/Flips
Pi&Ki Flips prodhohen me lëndë të parë të kualitetit të lartë, makineritë më te përsosura dhe staf profesional të trajnuar nga ekspertë gjerman, të përkushtuar në cdo fazë prodhimi nga brumi, forma, pjekja, shija e deri në paketim.
Të gjitha këto bëjnë që Pi&Ki Flips të jenë produktet më te vecanta në treg. Shija e kikirikut dhe format akrep dhe krokodil, e bëjnë edhe më të pëlqyeshëm produktin nga konsumatorët.
Flips Pi&Ki paketohen në pesha: 25gr, 60gr, 85gr, 110gr dhe 150gr.
Fabrika e Çokokremit
Fabrika e Çokokremit operon me dy linja prodhimi, Cacao Cream dhe Duo Cream.
Çokokremi prodhohet me makineritë më të avansuara me staf profesional, lëndë të parë dhe recetë perfekte që e bën edhe më të kërkuar nga konsumatorët si produkt.
Çokokremi Pi&Ki paketohet në pesha: 250gr, 500gr dhe 900gr.
Fabrika për Prodhimin e Produkteve të Plastikës
Fabrika për prodhimin e produkteve të plastikës prodhon Qese për Mbeturina, Qese Shopingu, Qese në rrollne, Qese të Frizit, Qese të Barnatoreve, Qese të Kozmetikës, Qese Butiku, Thasë për Paketime, Folie Industriale, Termo Folie, Stretch Folie, thasë për Paketime Industrale dhe Folie për Ndërtimtari.
Të gjitha produktet e fabrikës prodhohen në forma dhe dimensione të ndryshme me makineritë më moderne të cilat posedojnë kapacitettë lartë, nga lënda e parë, formësimi i qeseve e deri në paketimin final. Fabrika posedon makinë me përzierjen e integruar automatike që shërben për prodhimin e qeseve të shopingut, presë e qeseve rollne për herë të parë në Kosovë, e përshtatshme për prodhimin e qeseve për pemë dhe perimeve. Materiali i cili përdoret për prodhimin e këtyre produkteve është Bio degradues.
Me lëndë të parë cilësore dhe staf profesional, Pi&Ki ofron produktet me cilësinë më të lartë!
Fabrika për Prodhimet Higjienike
Fabrika e prodhimeve higjienike prodhon Faculeta të lagura, Faculeta Letre, Folie Alumini, dhe Letër për Pjekje
Të gjitha produktet prodhohen me lëndë të parë super cilësore, me makineritë më të avancuara dhe me staf të trajnuar dhe profesional duke dhënë përkushtim maksimal në cdo fazë të prodhimit.
Faculetat e lagura prodhohen me mikrosfungjer ekstra të butë, të pasuruar me pambuk natyral, me aroma dhe lloje të ndryshme: Boronicë, Aloe Vera, Luleshtrydhe, Vanile, Kokos, Trëndafil dhe Mjaltë, Lavandë, Floral, Mollë, Vaj Argani, Make up, Intimate dhe faculeta të lagura për lëkurën e bebes.
Faculetat e letrës përmbajnë ekulibër të përsosur të butësisë dhe forcës, me trashësi të dyfishtë për absorbim të lartë dhe kuti të përshtatshme për përdorim.Ato paketohen në pako me nga 80copë dhe 120copë.
Foliet e aluminit dhe Letra për pjekje prodhohen sipas standardeve ISO 9001.
Foliet e aluminit mbështjellen në rollne me gjatësi 10m, 30m dhe 50m ndërsa letra për pjekje me gjatësi 8m dhe 14m.
Fabrika e Paketimit të Orizit, Fasules dhe Specit të Kuq
Në këtë fabrikë paketohen produktet Fasule, Oriz dhe Spec i Kuq.
Të githa produktet janë të përzgjedhura me kujdes dhe paketohen në linja të avansuara me standarde të larta.
Fasulja përmban fibra, proteina, vitamin B6 dhe hekur. Paketohet në peshë 800gr
Orizi përmban fibra, proteina, karbohidrate, vitamin dhe minerale. paketohet në peshë 800gr.
Speci i kuq paketohet në pesha: 100gr, 200gr dhe 500gr.
Brendi Pi&Ki ka për synim promovimin edhe jashtë shtetit. Për momentin Pi&Ki eksporton në disa shtete: Karaibe, Bullgari, Mal të Zi, Shqipëri, SHBA, Itali dhe Maqedoni të Veriut. Tregu i kompanisë synohet të zgjerohet duke ofruar Cilësi të dallueshme nga konkurrentët e saj. Kompania EGI Group me prodhimet Pi&Ki në vitin 2019 është vlerësuar nga ATK me vendin e parë si kompania më e sukseshme për Regjionin e Pejës. Kompania EGI Group është gjithashtu anëtare e Odës së Afarizmit të Kosovës. Në të ardhmen e afërt planifikohet që Kompania të zgjeroj gamën e prodhimeve të tjera sipas kërkesave më të fundit të tregut.