Egi Group pret në vizitë studimore, studentët e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë – Drejtimi Agrobiznes (Teknologji Ushqimore)
Me datën 17.03.2022 Egi Group kishte kënaqësinë të kishte vizitë studimore nga studentët e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë – Drejtimi Agrobiznes (Teknologji Ushqimore). Vizita u realizua në ambientët e Fabrikës Egi Group nga Qendra e Karrierës, Menaxhmenti UNHZ, profesorë dhe student të cilët janë mirëpritur dhe janë njoftuar më afër me punën në fabrikë. Ata janë njohur me procesin e prodhimit të produkteve ushqimore, kapacitetet prodhuese, makineritë më të fundit, hapësirat punuese dhe të gjitha rregullat e tjera të Fabrikës së Prodhimit.
U njoftuan gjithashtu edhe me zhvillimet dhe rritjen e kompanisë në aspektin e kategorive të prodhimit ndër vite. Duke parë nevojën për prodhimin e produkteve vendore, Pi&Ki sot operon me këto Fabrika me 11 linja të prodhimit :
- Fabrika e Kikirikut
- Fabrika e Pastave
- Fabrika e Smokit
- Fabrika e Çokokremit
- Fabrika për Prodhimin e Produkteve të Plastikës
- Fabrika për Prodhimet Higjenike
- Fabrika për Paketimin e Fasules, Orizit dhe Specit të kuqë.
Egi Group është cdoherë në përkrahje të studentëve dhe kuadrove të reja, duke ju ofruar njohuri shtesë për mbarëvajtjen e proceseve të prodhimit në praktikë.
Share Post