Recipes
Oriz Pi&Ki Me Perime
Preparation
Përpara se të fillojë përgatitja e gjellës përfundimtare, karotat dhe bizelet duhet të ziejnë përreth 30 min secila.
Hedhim në një tenxhere me fund të gjerë (apo në një tigan të madh me kapak) 1 lugë supe
të mbushur me gjalpë. Pa u skuqur gjalpa shtojmë qepët e prera kubik. I trazojmë ato me një lugë druri pasi lënë të skuqen e aq më tepër të nxihen.
Pasi janë zverdhur e zbutur pak qepët, hedhim karotat e prera kubik (ashtu si dhe qepët).
Në fund shtojmë domatet, të cilat i kemi prerë përsëri kubik (pasi t’i kemi hequr lëkurën dhe farat).
Pasi i kemi rrotulluar dhe pak domatet shtojmë bizelet e ziera, kripën dhe pak piper të zi. Në masën e perimeve hedhim sasinë e orizit dhe ujë të përvëluar sa dyfishi i orizit. E përhapim masën në ujë në mënyrë të njëtrajtshme, i shtojmë sasinë e vajit dhe e mbulojmë me kapak.
Ju bëftë mirë !
Ingridients
Product
01A-oriz.png