Recipes

Bonbone Me Fëstëk Pi&Ki



Preparation


Vendosni ne friz një copë letër për pjekje Pi&Ki për tu ftohur për 15 minuta. Duke përdorur lugën e akullores vendosni 8 toptha akullore në letrën tashmë të ftohur në friz. Ngrini të paktën 30 minuta topthat e akullores deri sa të ngurtësohen mirë.

Vendosni çokollatën në një enë mesatare të qëndrueshme ndaj nxehtësisë dhe shkrijeni atë mbi një tenxhere, ngadalë me avull. Përzijeni shpesh deri sa të shkrihet plotësisht.

Merrni me lugë çokollatën e shkrirë nga ena dhe vendoseni me maje të lugës mbi topthin e akullores, duke e shpërndarë mirë për të mbuluar të tërin. Sipër dhe anash topthit të akullorës të mbuluar me çokollatë vendosni fëstëkët Pi&Ki të coptuar.

Përseritni këtë procedurë në të gjitha topthat e akullores. Ngrini edhe për 5 minuta bonbonet tashmë të përgatitura dhe janë të gatshëm për shërbim.

Ju bëftë mirë !

Ingridients


  • 450 ml akullore me fëstëk
  • 240 gr çokollatë, e copëtuar
  • 2 lugë gjelle fëstëk Pi&Ki të copëtuar


  • Product


    festek.png