Receta
Fasule Pi&Ki me domatina
Përgatitja
Fillimisht zieni mirë kokrrat e facules në ujë me kripë.
Kulloni fasulën e zier nga uji dhe i lëni në një enë anash.
Në një tigan të madh fërgoni qepët në temperaturë mesatare rreth 8 minuta, mos i lëni të ndryshojnë ngjyrën në të kaftë.
Shtoni edhe hudhrën e grirë dhe përzieni së bashku edhe për 1 minut.
Shtoni në tigan domatinat, fasulen, lëngun e supës së pulës ose perimeve, uthullën balsamike dhe salcën e domateve.
shtoni kripën dhe piperin për t’i dhënë shije të mirë sipas dëshirës.
Përzieni mirë të gjitha së bashku deri sa të zbuten pak domatinat rreth 3-5 minuta. Para se ta shërbeni, vendosni edhe menten dhe borzilokun.
Ju bëftë mirë !