Receta
Shpageta Pi&Ki me Spinaq
Përgatitja
Në tigan shkrini gjalpin dhe në të fërgoni pak hudhrën dhe shtoni spinaqin e grirë.
Të gjitha i marinoni në zjarr të lehtë për rreth 15 minuta pastaj shtoni kripën, piperin dhe qumështin. Kur qumështi të vlojë hiqeni nga zjarri.
Në një tenxhere të veçantë zieni shpagetat dhe pastaj kulloni dhe përzieni me spinaq.
Shërbeni të ngrohtë, ndërkaq para se ti shërbeni, sipër hedhni kaçkavall të grirë në rende.
Ju bëftë mirë !