Receta

Petulla Amerikane Me Cokokrem Pi&Ki



Përgatitja

Për të përgatitur këto pancakes në një enë qelqi thyejmë vezët dhe i bashkojmë me sheqerin. I rrahim mirë e më pas shtojmë qumështin ngadalë, pak nga pak. I trazojmë mire deri sa të kemi një masë homogjene. Pasi kemi shkrirë gjalpin e bashkojmë me masën e përgaditur duke e trazuar mirë.

Në një enë tjetër hedhim miellin e situr, majanë dhe kripë. I përziejmë mire së bashku. Më pas i bashkojmë të dyja masat e përgaditura. I trazojmë mire në mënyrë që të kemi një masë homogjene.

Marrin një tigan që nuk ngjit dhe e lyejmë me pak gjalpë me ndihmen e një pecete. E vendosim në zjarr të nxehtë dhe më pas hedhim në mes të tij një garuzhde me masën e përgaditur. Zjarri s’duhet të jetë shumë i forte. Kur në sipërfaqe fillojnë disa bulëza, kthejmë petullën nga ana tjetër. Duhet ti pjekim një e nga një të gjitha pancakes. Këto pancakes shijojn më shumë nëse i shoqëroni me çokokrem Pi&Ki

Ju bëftë mirë !


Përbërësit


  • 125 gr miell
  • 180 ml qumësht
  • 30 gr gjalpë
  • 1 kokërr vezë


  • Produkti


    Cokokrem Pi&Ki