Receta
Fusilli me këpurdha dhe spinaq
Përgatitja
Së pari ziejmë pastat me ujë të kripur, i presim këpurdhat dhe i skuqim me vaj ulliri. Pasi këpurdhat të jenë gati, shtojmë spinaqin e grimëcuar dhe hudhrën. Pasi spinaqi të zbutet shtojmë pak ujë nga ku janë zier pastat dhe salcën e domateve. Në fund shtojmë pastat e ziera, gjalpën dhe sipas nevojës pak ujë nga ku janë zierë pastat. Servohen me pak djath parmesan.
Ju bëftë mirë!
Përbërësit
- 1 pako fusilli Pi&Ki
- 500gr këpurdha
- 250gr spinaq
- 200ml salcë domatesh
- 3 thelpinj hudhër
- Vaj ulliri
- Kripë/piper
- 30gr gjalpë
- Pak djathë parmesan