Receta
Pasta Me Mish Qure
Përgatitja
Pastroni mishin, dhe preni në shirita. Përzieni 3 lugë vaj, mjaltë, 1 lugë çaji kripë dhe ¾ lugë piper dhe i përzieni me mish qure.
Pastroni domatet dhe specat, specave i'u largoni farat dhe i preni në copa më të mëdha. Pastroni brozilokun. Qëroni qepët dhe hudhrën, e grimconi qepën dhe e shtypni hudhrën.
Zieni pastat në ujë me kripë për rreth 2-3 minuta. E ngrohni vajin në tigan dhe shtoni qepët, hudhrën dhe specat, pastaj shtoni domatet dhe i fërgoni për rreth 5 minuta duke i përzier.
E pjekni mishin në tigan për rreth 10 minuta. I përzieni makaronat dhe perimet me ¾ lugë kripë dhe ½ lugë piper. E zbukuroni me brusketa dhe brozilok.
Ju bëftë mirë !