Receta

Makarona të ftohta me domatina



Përgatitja

Vendoseni në zjarrë tenxheren e mbushur me ujë për makaronat, ndërkohë që prisni që uji të vlojë vendosni në një shtrydhëse 200gr gjedhe brozilok, një gotë me vaj ulliri, 13 lugë djath i grirë parmixhano, 4 lugë djath pekorino, pak kripë, 4 thelpinjë hudhre dhe tre lugë arra pishe. Përgatiteni derisa të arrini një masë kremoze.

Pasi makaronat të jenë bërë kullojini me ujë të ftohtë, bashkoni makaronat me peston dhe domatinat, vendoseni në frigorifer dhe konsumojeni të ftohtë

 

Ju bëftë mirë!



Përbërësit


  • 400gr makarona
  • 200gr brozilok
  • 1 gotë e vogël vaj ulliri
  • 13 lugë djathë i grirë parmixhano
  • 4 lugë pekorino i grirë
  • 4 thelpinjë hudhër
  • 3 lugë fara pishe të grira
  • Pak kripë
  • 16 domatina


  • Produkti


    Pasta Fusilli Pi&Ki